Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëSali Berisha: Bordet e qeverisë njësoj si ato në kohërat e diktaturës

Sali Berisha: Bordet e qeverisë njësoj si ato në kohërat e diktaturës

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në mesditë në një bashkëbisedim me gazetarët. Ai e ka nisur fjalën e tij me situatën ekonomike dhe rritjen e çmimeve, duke e quajtur një agresion të vërtetë të çmimeve.

Berisha tha se bordet e qeverisë njësoj si ato në kohërat e diktaturës.

Pjesë nga fjala e Berishës

Vaji i gatitmit ëhstë rritur me mbi 300% si në asjnë vend tjetër. Rritje të mëdha ka pësuar buka, brumërat, zarzavatet. Bordet e krijuara nga qeveria janë forma të vjetra që të rikujtojnë kohërat e diktaturave. Nuk mund të ketë borde për rregullimin e çmimit të ushqimeve. Qeveria ka të gjitha mundësitë, kur ajo nuk është frymëzuese e spekulimit, të godasë spekulimin aty ku lind. Qeveria është e detyruar të zbatojë praktika transparente dhe të mbrojë popullatën nga ky aggression i vërtetë i rritjes së mimeve që kërcënon jetën e familjeve shqiptare.

Anulimi i menjëhershëm i bordeve është kusht për marrjen e masave që janë fare të thjeshta. Qeveria kompenson një për një rritjen e çmimit për produktet e shportës. Kjo praktikë është e ndjekur në të gjitha kohërat për ata që respektojnë rregullat e tij. Rritja me 15 fish e çmimit të bukës në vitin 1992 për shkak të liberalizimit të tregut nuk krijoi asnjë problem sepse u kompensua për çdo banor nga qeveria. Ne kaluam nga çmimet e kontrolluara të socializmit te çmimet e tregut të lirë. Të gjitha çmimet u kompensuan plotësisht. “Terapia e shock” më e dhimbshmja në atë kohë u kapëcye pa ndonjë problematikë sociale të ndjeshme. Qeveria aktuale po përdor rritjen e çmimeve për pasurim të klientelës së saj dhe natyrisht ndarje profitesh me këtë klientelë.

Sot qytetarët po e marrin bukën deri në 40% nën peshë, pra 40% më shtrenjtë se çmimi që është i shpallur. Sot produktet e tjera ushqimore kanë arritur shifra të papërballueshme dhe qeveria ka zgjedhur si ilaç, një ilaç toksik që janë bordet.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts