Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitet"Krishti u ngjall", pas 2 vitesh pandemi besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët

“Krishti u ngjall”, pas 2 vitesh pandemi besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët

-

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtuan Pashkën.

Në Vlorë, mesha e shenjtë u mbajt në Kishën e Shën Theodhorit dhe pjesë e ritualit ishin qindra besimtarë.

At Kostandin Prifi ka uruar Gëzuar Pashkët, “Krishti u ngjall.”

Pashka simbolizon ngjalljen e Jezu Krishtit. Ajo është dita më e rëndësishme në kalendarin fetar ortodoks dhe mesazhi i kësaj dite të madhe tregon fitoren e jetës mbi vdekjen, e dritës mbi errësirën, e dashurisë mbi urrejtjen.

Besimtaret ortodoks ne Sarande, festuan Pashken, në Kishën e Shën Harallambit. Besimtarët u rikthyen për të marrë flakën, pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë.

Edhe në Lushnje, besimtarët kremtuan Pashkët në Kishën e Shën Gjergjit.

Me qirinjtë e lutjes në duar, që simbolizojnë dritën e përjetshme, ortodoksët në Lushnje kanë festuar Pashkët.

Pas meshës besimtarët e Krishterë janë drejtuar në shtëpitë e tyre me dritën e jetës dhe mesazhin Krishti u ringjall. Kjo është festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Ortodokse dhe të kishave te tjera  te cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts