Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëKryemadhi uron besimtarët ortodoksë: Pashkë të gëzuara dhe paqe për të gjithë

Kryemadhi uron besimtarët ortodoksë: Pashkë të gëzuara dhe paqe për të gjithë

-

Edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët ortodoksë për pashkët. Mesazhi i saj është që vetëm dashuria mes njëri-tjetrit është e gjithëpushtetshme mbi të keqen dhe rruga e duhur drejt paqes.

“Pashkë të gëzuara dhe paqe për të gjithë! Drita e Shenjtë që besimtarët ortodoksë kanë shpërndarë në të gjithë vendin, uroj të bekojë dhe ndriçojë përgjithmonë familjet, komunitetet e tyre, e me to, të gjithë Shqipërinë tonë.

Le të kujtojmë gjithmonë mësimin prej shembullit të Krishtit, se vetëm dashuria mes njëri-tjetrit është e gjithëpushtetshme mbi të keqen dhe rruga e duhur drejt paqes. Për shumë vjet Pashkët të gjithëve! Krishti u Ngjallë! Vërtet u Ngjallë”, shkruan Kryemadhi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts