Wednesday, August 17, 2022
HomeAktualitetAromë vere, temperatura deri në 25 gradë, çfarë ka rezervuar moti këtë...

Aromë vere, temperatura deri në 25 gradë, çfarë ka rezervuar moti këtë të hënë

-

Territori Shqiptar do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante gjatë paradites.

Ndërsa pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, më të dukshme në zonat juglindore duke rrezikuar shira të dobët. Sipas MeteoAlb, ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Veriore dhe Lindore parashikohet të jenë kryesisht nën dominimin e motit të vranët dhe reshjeve të dendura të dëborës.

Po ashtu pjesërisht qendra do ketë reshje intensive shiu dhe stuhi të forta ere. Ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta dominojnë Europën Jugore, Gadishullin Iberik dhe Anglia.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts