Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëKrimet në Ukrainë, Shqipëria drejton takimin për llogaridhënien në Këshillin e Sigurimit

Krimet në Ukrainë, Shqipëria drejton takimin për llogaridhënien në Këshillin e Sigurimit

-

Sot dy anëtarë të Këshillit të Sigurimit, Shqipëria dhe Franca, në bashkëpunim me Ukrainën, do të organizojnë një takim në formatin Arria me temën: “Të sigurojmë llogaridhënien për krimet e tmerrshme të kryera në Ukrainë”.

Ky aktivitet është bashkësponsorizuar nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit: SHBA, MB, Irlanda, Norvegji si dhe nga Australia, Belgjika, Kolombia, Krocia, Cekia, Danimarka, Gjermania, Islanda, Italia, Japonia, Letonia, Lihtejshtejni, Luksemburgu, Ishujt Marshall, shtetet Federale të Mikronezisë, Mali i Zi, Hollanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Sllovakia, Suedia dhe Bashkimi Evropian.

Shqipëria do të përfaqësohet nga MEPJ, Olta Xhaçka, e cila do të drejtojë takimin që pritet të zgjasë mbi 3 orë.

Në takim pritet të raportojnë: Znj. Michelle Bachelet, Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së; Z. Karim A.A.Khan, Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC); Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës Zj.Iryna Venediktova. Po ashtu, nga shoqëria civile do të marrin pjesë Znj. Amaal Clooney përfaqësuese e Fondacionit Clooney për Drejtësi; Zj. Ida Sawyer, Drejtuese e  Human Rights Watch.

Takimi do të ketë në fokus diskutimet mbi llogaridhënien dhe rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera në Ukrainë pas agresionit të Rusisë, si dhe mobilizimin e komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar mekanizmat ligjorë ndërkomnbëtare, si Gjykata Ndërkombëtare Penale apo gjykatat e vendeve të veçantë për të përdorur juridiksionin universal për të mos lejuar pandëshkueshmërinë dhe për të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës për krimet ndaj njerëzimit të kryera në Ukrainë. Ky takim vjen një muaj pas themelimit në OKB, në Nju dhe në Gjenevë, të Grupit të Miqve për Llogaridhënie pas agresionit rus, e ku Shqipëria është bashkëkryetare.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts