Friday, April 19, 2024
HomePolitikëRama, lavde ambasadores Yuri Kim: Keni qenë gur themeli i investimeve të...

Rama, lavde ambasadores Yuri Kim: Keni qenë gur themeli i investimeve të mëdha në Shqipëri

-

Kryeministri Edi Rama në takimin me kompanitë lider në tregun e energjisë, falënderoi ambasadoren amerikane Kim për mbështetjen dhe kontributin e saj në Shqipëri.

Rama tha se ambasadorja Kim është gurë themeli për hapjen e mundësive të mëdha në Shqipëri.

Të rendim të gjithë së bashku pa humbur kohë. Ne duhet të ecim më shpejt se herë të tjera për t’i realizuar këto projekte dhe për të krijuar të gjithë këtë arkitekturë të re të sektorit energjetik shqiptar, ku vite më parë askush nuk mund ta imagjinonte. Unë e kam zët ta them, por më dihet të falënderoj ambasadoren amerikane pasi ka qenë gurë themeli për hapjen e një dere për investime vërtetë të mëdha në vendin tonë që ka ë të bëjnë me diçka themeltare që është furnizimi me energji. E kam zët ta them sepse të falënderosh perandoritë nuk është shumë kënaqësi sjellëse, por jam mirënjohës dhe më duhet të them se pas 30 vitesh që na kanë furnizuar me parime dhe standarde SHBA na jep vërtet karburant dhe energji, nuk e kam për natyre, por jeta kështu e ka por na pëlqen të jemi në partnerit me ta dhe të gjithë së bashku këtu dhe me ata që na vëzhgojnë sepse ata thonë: “Po ju vëzhgojmë.”, tha kryeministri Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts