Deputeti i LSI, Petrit Vasili ka folur në Kuvend për rrjedhjen e të dhënave personale.
Ai tha se me procesin e digjitalizimit, të prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Rama, ka mundësi më të shtuar për rrjedhjen e të dhënave.
Vasili tha se duhet punuar më shumë në këtë drejtim dhe autorët e vërtetë të kësaj vepre, duhet të ishin vendosur përpara drejtësisë.
“Ky që foli ja një gjysmë ore këtu për Butrintin dhe pasuritë e tija. Ky që u shqetësua se është në gjyq për bingot e teatrit. Shteti dje duartrokiti që digjitalizimi arriti nivele të jashtëzakonshme. Po cila të dhënash po digjitalizojmë, ato që janë sheshit? Ky shërbimi i digjitalizuar me zero siguri çfarë është? Është një Big Brother i Madh që të shantazhohen kush të dojë.
E drejta e informimit është garantuar për të tjerët. Kemi kontrata sekrete, blemë vaksina me kontrata sekrete. Sekretet e mëdha për të batërdisur interesin publik i dinë vetëm këta. Këta edhe për taksat e shqiptarëve thonë janë tonat. Qeveria ka një portofol të vetin. Janë të dhëna sekrete. Edhe tenderat janë sekrete. U kthyem në kohën e sekreteve. Kur raportohet për 2 çështjet e mëdha unë them që nuk do e votoj projekt-rezolutën. Sot, për sa kohë që ‘fajtorët’ mbeten Armand Shkullaku dhe Andi Bushati tregon që kjo gjë do të përsëritet vazhdimisht”, tha Vasili.