Saturday, November 26, 2022
HomeAktualitetAlternime kthjellimesh dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot

-

Vendi ynë paraqitet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura gjatë gjithë ditës, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke sjellë rrebeshe afat shkurtra shiu në pjesën më të madhe të territorit, më të fokusuara në veri–veriperëndim.

Sipas MeteoAlb, gjatë orëve të vona të mbrëmjes do të ketë përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke sjellë ndërprerje të shirave.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë max 65 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet  dallgëzim mbi 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vijojnë ishujt Britanikë nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të dendur, herë pas here në formë shtrëngatash. Po ashtu, me reshje dëbore dhe ngrica do të jenë vendet e Europës Lindore.

Ndërsa pothuajse i gjithë kontinenti Europian paraqitet në ndikimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Më të theksuara kthjellimet paraqiten në Europën Jugperëndimore dhe Juglindore.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,588FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts