Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëPetrit Vasili: Televizioni shtetëror gjerman thotë se Rama ka krijuar Kolumbinë e...

Petrit Vasili: Televizioni shtetëror gjerman thotë se Rama ka krijuar Kolumbinë e Europës

-

Nga Petrit Vasili

Televizioni shtetëror gjerman ZDF e vulos:”Rama ka krijuar Kolumbinë e Europës, 1/3 e ekonomise është droga”.
Televizioni shtetëror gjerman ZDF ka bërë një skaner të pamëshirshëm të së vërtetës së Edi Ramës dhe pushtetit të kalbur mafioz të tij.
Shqipëria është Kolumbia e Europës dhe një e treta e ekonomisë alla Rama është vetë droga me plot 4.5 miliardë euro❗️
Ja çfarë thotë ZDF dhe komentet janë tepër:
🟥 ZDF çjerr demagogjinë dhe tregon të vërtetën e ekonomisë së Edi Ramës dhe thotë:
“Kanabisi është i ashtuquajturi ‘ari i Shqipërisë’. Korrjet e vërteta të kanabisit përbëjnë një të tretën e Prodhimit të Brendshëm Bruto: 4.5 miliardë euro,”
🟥 ZDF në menyrë asgjësuese pohon:
“Në çdo shtet ka mafie, por në Shqipëri, shteti i përket mafias”. Gazetarja dhe shkrimtarja Christiane Jaenicke thotë se mafia është shumë e fortë në vend, duke cituar një shprehje të Fatos Lubonjës:
🟥 ZDF i vë vulën kur thotë se: “Mafia shqiptare është kudo,”.
🟥 ZDF në mënyrë asgjësuese tregon se:”Pronat dhe vilat në zonat më të mira të Tiranës demonstrojnë suksesin ekonomik të mafiozëve shqiptarë”.
🟥 ZDF vë vulen kur thotë se:”Në Tiranë, ku pasaporta dhe identiteti blihen lehtësisht, një pjesë e politikës dhe policisë janë të korruptuar nga mafia. Shqipëria, nën qeverisjen e Ramës, është etiketuar nga mediat si Kolumbia e Europës”.
🟥 ZDF tregon shumë qartë se Shqipëria nën Edi Ramën njihet si Kolumbia e Europës. Rrjeti gjerman raporton se mafia shqiptare nuk merret vetëm me trafik droge, por edhe me pastrim parash, trafik armësh, prostitucion, gjobëvënie, etj.
🟥 ZDF tregon se: Pasi u rritën si trafikantët kryesorë të kanabisit në botë, klanet mafioze shqiptare tani po hyjnë në biznesin fitimprurës të kokainës në Amerikën e Jugut- me Gjermaninë si tregun e synuar prej tyre”, thuhet në reportazh.
🟥 ZDF tregon se në fillim shqiptarët ishin partnerë të mafias italiane në trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt Europës, tani janë importues si dorë e parë për kokainën nga Ekuadori dhe Kolumbia.
🟥 ZDF tregon qarte panoramën e zymtë të ndikimit të drogës së shqiptarëve në qytetet e mëdha gjermane si Berlini, Hamburgu dhe Frankfurti.
🟥 ZDF thotë se mbjellja e kanabisit në vend, ka pushtuar edhe malet.
🟥 ZDF thotë se pavarsisht sr Gjermania po bashkëpunon me autoritetet shqiptare ka pak besim brenda policisë shqiptare. “Cilët informacione janë të sigurta pyet gazetari i ZDF”.
🟥 ZDF thotë se: “Kriminelët përfitojnë nga varfëria në vend dhe nga një shtet, që u ofron pak qytetarëve në krahasim me klanet mafioze”.
🟥 ZDF thotë qartë se “Shteti është shumë i dobët dhe u ofron ndonjë perspektivë qytetarëve. Dy të tretat e të rinjve duan të largohen nga vendi. Ata e shohin të ardhmen jashtë vendit”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts