Friday, March 29, 2024
HomePolitikëStatusi “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, kush dhe çfarë përfiton?

Statusi “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, kush dhe çfarë përfiton?

-

Njëmbëdhjetë fëmijët e parë kanë marrë sot statusin e “Fëmijës në përkujdesje të Republikës së Shqipërisë”. Në një ceremoni të organizuar sot në kryeministri, Ministrja Ogerta Manastirliu tha se  këta fëmijë do të përfitojnë një paketë të plotë mbështetjeje derisa të dalin në jetë e të mund të bëhen të zotët e vetes.

Komisioni qëndror i statusit është ai i cili vlerëson dosjet e aplikantëve për të përfituar këtë status të vecantë.

Ndërkohë komisioni sipas Ministres Manastirliu do të vijojë të mblidhet sapo një aplikim i ri të paraqitet.

Çfarë përfitojnë?

Për fëmijët e përkujdesjes së Republikës statusi i veçantë parashikon:

-Marrjen e kujdesit shëndetësor edhe në strukturat më të specializuara jashtë vendit.

-I gjithë procesi i shkollimit me bursa të plota.

-Përjashtim të plotë nga të gjitha tarifat.

-Orientim profesional.

-Mbështetje shtetërore për punësimin e tyre si detyrë ligjore e shtetit.

Kush e përfiton statusin?

Ky status iu takon të gjithë fëmijëve të dëshmorëve, fëmijëve të mjekëve dhe infermierëve  që humbën jetën në vijën e parë të luftës me armikun e padukshëm, polic që ranë në krye të detyrës dëshmorë të atdheut, heronjve që humbin jetën në përpiekie për mbrojtjen e jetës, pronës publike si rezultat i një vetëmohimi  apo patriotizmi gjatë kryerjes së detyrës dhe ushtrimit të profesionit në kushte të jashtëzakonshme apo të fatkeqësisë natyrore.

“Asgjë nuk mundet të kompensojë humbjen e një prindi  dhe dhimbjen e madhe që lë pas largimi i tyre nga kjo jetë. Mbështja e plotë që jep përfitimi i këtij statusi është më e pakëta që mund të bëjmë në shenjë mirënjohje dhe respekti për atë që ata dhanë për vendin, shoqerinë dhe jetët që shpëtuan deri në ditën kur u larguan nga kjo jetë” tha Manastirliu.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts