Thursday, April 25, 2024
HomePolitikë“Grupi parlamentar mblidhet në Kryesinë e Kuvendit”, Pampuri informon: Ja vendimet

“Grupi parlamentar mblidhet në Kryesinë e Kuvendit”, Pampuri informon: Ja vendimet

-

Oriola Pampuri në cilësinë e zëdhënëses së grupit parlamentar të PD-së ka përcaktuar axhendën e grupit të përkrahësve të Enkelejd Alibeajt.

Sipas saj, Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht çdo javë, ditën e premte, ora 09:15 ndërsa kujtoi se të hënën do të jetë mbledhja jashtë radhe.

📌NJOFTIM SI ZËDHËNËSE E GRUPIT PARLAMENTAR TË PD-së.

Në vijim të kërkesës së bërë ditën e djeshme dhe njoftimeve të bëra nga sekretari i Grupit, sot, më 6 maj 2022, ora 09:15, në mbështetje të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë dhe neneve 5 dhe 6 të Rregullores së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në ambientet e Zyrës së Grupit pranë Kryesisë së Kuvendit, u mblodh Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së, e cila pasi diskutoi çështje të axhendës parlamentare, me shumicë votash, vendosi:
1. Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht çdo javë, ditën e premte, ora 09:15.
2. Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet jashtë radhës ditën e hënë, datë 9 maj 2022, ora 09:15.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts