Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikë“Të rrisë integritetin dhe përgjegjshmërinë e autoriteteve publike”, Presidenti Meta dekreton tre...

“Të rrisë integritetin dhe përgjegjshmërinë e autoriteteve publike”, Presidenti Meta dekreton tre ligje të qeverisë

-

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka dekretuar sot disa ligje të qeverisë. Në njoftimin e Presidencës njoftohet se Presidenti ka dekretuar ligjet si më poshtë:

-Ligj nr. 45/2022 “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Europës “Për aksesin në dokumente zyrtare”.

– Ligj nr. 46/2022 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Stamboll 2016”.

– Ligj nr. 47/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Europian Horizont Europa – Programi Kuadër për Kërkimin dhe Inovacionin”.

 

 

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjet si më poshtë:

– Ligj nr. 45/2022 “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Europës “Për aksesin në dokumente zyrtare”.

Bërja e Shqipërisë pjesë e kësaj Konvente dhe pranimi i parimeve që sanksionohen në të, duhet të nxisë dhe rrisë integritetin, rendimentin, efikasitetin dhe përgjegjshmërinë e autoriteteve publike, të cilat duhet të respektojnë standartet më të mira në ushtrimin dhe realizimin e të drejtave themelore të njeriut, pjesë e pandarë e të cilave është e drejta për informim.

E drejta e aksesit në dokumentet administrative përbën një instrument për qytetarin për të mbikëqyrur veprimtarinë administrative, me qëllim promovimin e transparencës dhe luftimin e korrupsionit dhe administrimit të keq.

– Ligj nr. 46/2022 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Stamboll 2016”.

Harmonizimi i rregullave për ofrimin e shërbimit postar ndërkombëtar, i shërben promovimit të zhvillimit të shërbimeve postare me cilësi, efikasitet dhe çmime të përballueshme nga përdoruesit me qëllim lehtësimin e komunikimit ndërmjet qytetarëve në vende të ndryshme të botës.

– Ligj nr. 47/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Europian Horizont Europa – Programi Kuadër për Kërkimin dhe Inovacionin”.

Mbështetja e Bashkimit Evropian për programe të posaçme, veçanërisht për kërkimin dhe inovacionin, ndihmon Shqipërinë për t`u afruar me standardet europiane, forcimin e burimeve kërkimore, që padyshim ndihmojnë rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore e që kanë ndikim në forcimin e tregut të brendshëm, krijimin e lehtësive drejt qasjes në inovacion, nxitjen e kërkimit shkencor dhe bërjen e Shqipërisë pjesë e konkurrencës globale.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts