Wednesday, August 10, 2022
HomePolitikëBerisha: Rama do të tërheqë vëmendjen e shqiptarëve nga vjedhjet me firmën...

Berisha: Rama do të tërheqë vëmendjen e shqiptarëve nga vjedhjet me firmën e vulën e tij

-

Ish kryeministri Sali Berisha akuzon Ramën se po përpiqet të tërheqë vëmendjen e qytetarëve nga varfëria në të cilën i ka zhytur.

Berisha doli në konferencë pak minuta pasi Rama përfundoi konferencën e tij për median ku deklaroi se SPAK po bën drejtësi të njëanshme, duke futur në qeli njerëzit e kampit socialist ndërsa nuk heton Berishën dhe dosje të mëdha si ato të 21 janarit dhe Gërdecin.

Për Berishën“Qëndrimet e Ramës të denja për Korenë e Veriut”

“Synon të tërheqë vëmendjen e qytetarëve që po përballen me vështirësi shumë të mëdha në jetën e përditshme për shkak të kësaj qeverie. Rama me firmë e me vulë vetëm vjedh. Krijon mekanizma vjedhjeje” tha ai.

“Hajdutët e incineratorëve në panik” tha Berisha duke denoncuar se të akuzuarit për aferën e incineratorëve vijojnë të paguhen edhe pse janë në arrati.

Ju duhet ta dini se kaq i ngërthyer është Edi Rama në këtë aferë, sa janë me mijëra qytetarë shqiptarë ish punonjës që kanë fituar gjyqet për rrogat, i kanë fëmijët pa ushqim dhe nuk u jepet asnjë qindarkë kur Zoto, Gugallja paguhen rregullisht nga thesari I Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts