Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikë“Në PD nuk ka thjesht krizë politike”, Gjekmarkaj: Disa kanë humbur karrierën,...

“Në PD nuk ka thjesht krizë politike”, Gjekmarkaj: Disa kanë humbur karrierën, por kur ka pasur reflektim

-

Deputeti Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se opozita prej muajsh ndodhen në një konflikt në të cilën janë përplasur dy mentalitete.

Ai theksoi se kjo krizë mund të tejkalohet kur të shfaqet një mendësi e re, ndërsa theksoi: “Ne të PD na ka lodhur pushteti i munguar”

“Më ka intriguar gjithmonë vdekja e Sokratit si çmim që paguhet në emër të së vërtetës. Vuajtja dhe rikthimet, vdekja e tij përsëritet si metaforë dhe i ka ndihmuar njerëzit të reflektojnë mbi banalitetin dhe luftën që lindin në një mendje. Dikur me militantizëm që ka shumë pasion dhe pak arsye i kam lexuar sjelljet e saj, militanti ndizet. E kam provuar së brendshmi këtë ndezje. Më vonë jam rigjendur në të me modesti dhe dëshirë për të kontribuar në murin e madh. Ajo që po ndodh brenda partisë kryesore të opozitë është tregues antropologjik i kulturës në vend. Kjo krizë nuk mund t’i ikë kësaj sallë. PD ka lindur si parti që lufton komunizmin format e të cilit zhvilloheshin brenda saj. Disa kanë humbur karrierat dhe të mirat që sjell duke pësuar fatin e Sokratit. Sot pas 32 vitesh është një kapërcyell ekzistencial. Në konfliktin disa mujor nuk jemi sot në këtë pikë se përplasen dy mentalitete, në këtë pikë na ka çuar lufta civile brenda të njëjtit mentalitet. Kriza tejkalohet kur shfaqet një mendësi e re. Zërat e shumtë i japin fytyrë krizës , por edhe mund ta zgjidhin atë. Ne të PD na ka lodhur pushteti i munguar…Përballë çfarë kemi ne si opozitë, një absolutizëm interesash, heshtje, pushtetin që lodh gjithë Shqipërinë”, tha ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts