Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëTaulant Balla i përgjigjet Berishës: Ke furnizuar me naftë ushtrinë serbe në...

Taulant Balla i përgjigjet Berishës: Ke furnizuar me naftë ushtrinë serbe në Bosnjë

-

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se për disa vite ka furnizuar makineritë e luftës me karburant, gjë që sipas tij e konfirmojnë edhe raportet amerikane.

“Kuvendi, Shqipëria e ka dënuar e dënon e do e dënojë përjetësisht genocidin e Srebrenicës ose si njihet tragjedinë e Bosnjes e ka mbështetur e përshëndetur të gjitha dënimet shembullore të gjykatës së Hagës përkundrejt urdhëruesve e organizatorëve të kësaj tragjedie. Besoj që më 11 korrik biem dakord të kemi një seancë të Kuvendit për të përkujtuar këtë masakër e natyrshëm të mbajmë e një minutë heshtje.

Erdhe si cjapi te kasapi o Sali sot, kisha kohë që të prisja të t’i thoja dy fjalë për këtë çështje, por gabim kemi bërë që nuk i kemi hapur më parë këto peta byreku me ty.

Genocidi është ushqyer me naftën prej teje Sali e në fund, më dëgjoni me vëmendje se kjo çështje nuk mbyllet sot, më 25 prill 1995, rreth tre muaj nga dita e ndodhjes së kësaj tragjedia Nju Jork Times publikoi një raport ku thuhet Shqipëria po furnizon me naftë kontrabandë ushtrinë serbe në Bosnje. Zv Presidenti amerikan e thoshte.

Ajo Sali gazeta letër higjenike që ti quaje. Në bazë të këtij raporti SHBA arrijnë në përfundimin që Shqipëria po thyen embargon.

Po ne mund të biem dakord të bëjmë rezolutë për të gjithë këtë çështje por kurrë një rezolutë që të vijë me firmën tënde të botës së përtejme. Ti nuk merr dot asnjëherë asnjë mbështetje asnjë propozim këtu katër vite sa të jesh këtu nuk do jesh katër po nejse, do flasim, tha Balla.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts