Friday, August 19, 2022
HomePolitikëRama: Gjyqtarë që nuk kanë kaluar vettingun po mbajnë peng procesin e...

Rama: Gjyqtarë që nuk kanë kaluar vettingun po mbajnë peng procesin e rindërtimit

-

Nga lagja e re në Ndroq të Tiranës, kryeministri Edi Rama hodhi akuza mbi gjyqtarë që nuk kanë kaluar vettingun, se po mbajnë peng procesin e rindërtimit në disa zona. Kreu i qeverisë tha se në lagjen e re që po rindërtohet në Laç, një gjyqtar ka marrë peng procesin e rindërtimi.

Ato që ishin më parë, bën çorapin më të madh të pronave. Morën peng komunitete të tëra pa pikën e turpit. Njëri ka marrë peng apartamentet që po ndërtohen në Laç. Kemi gati projektin por gjykatësi i jep sigurimin e padisë. Ne nuk ndërhyjmë dot tek njeri që ka një dyqan. Siç ndodh me Kombinatin, pasi duan të marrin copën më të madhe e po presim vendimin e gjykatës. Procesi i rindërtimit ka ecur paralel me një proces të tërë falsifikimesh, e ankimimesh të gjykatësve që janë të krimbur nga koka të këmbët dhe e dinë se nuk do ta kalojnë në vettingun, por veprojnë kapim ça të kapim. Ne nuk i ndahemi deri sa familja e fundit të marrë shtëpinë“- tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,442FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts