Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëAlibeaj: Presidenti të mos jetë i asnjërës palë

Alibeaj: Presidenti të mos jetë i asnjërës palë

-

Kanë nisur negociatat mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e presidentit të ri të republikës.

Enkelejd Alibeaj nga PD tha se presidenti nuk duhet jetë i asnjërës palë dhe theksoi se ai duhet të zgjidhet me 84 vota.

Alibeaj: Duhet të kemi një president që nuk është as i njërit dhe as i tjetrit. Kjo është një detyrë që duhet t’ia japim këtij posti. Qëndrimi ynë është i qartë. Presidenti në 3 raundet e para duhet të zgjidhet me 84 vota. Kreu i shtetit duhet të ketë një mbështetje konsensuale. Kjo është fryma e kushtetutës dhe nevoja e rendit institucional. Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 presidenti mund të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë, por nuk duhet të shndërrohet në rregull, duhet të jetë përjashtim vetëm kur opozita nuk do të marrë pjesë. Ne prandaj po marrim pjesë në mënyrë që pjesa tjetër e kuvendit të mos shkojë te raundi 4 ose 5 sepse ne nuk erdhëm. Mazhoranca ka marrë pothuajse të gjitha pushtetet dhe ka humbur ekuilibri i pushteteve. Nisur nga kjo do të duhej të pranohej qëndrimi ynë. Mazhoranca nuk ka legjitimitet nga zgjedhjet.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts