Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëRama flet për finalen e “Conference League”: Ju presim në një nga...

Rama flet për finalen e “Conference League”: Ju presim në një nga stadiumet më të bukura të Europës

-

Kryeministri Edi Rama ka folur për finalen e “Conference League” në një intervistë për gazetën prestigjioze italiane të sportit “Tuttosport”. Rama ka treguar mbështetjen për Romën, që është një nga finalistet e Conference League që luhet në Tiranë më 25 maj kundër Feyenord.

Kryeministri thotë se në Shqipëri bëhet tifozllëk për Romën edhe për faktin se është skuadra e vetme që mban lart flamurin italian.

Në radhë të parë përshëndes të gjithë juventinët. Kërkoj ndjesë, por këtu në Shqipëri të gjithë bëjmë tifo me Romën. Për fat të keq, është ende Roma ajo që mban lart flamurin e futbollit italian.

Në një vit ku gjërat nuk kanë shkuar mire për futbollin italian, Shqipëria do të bëjë çmos që ai flamur italian i Romës të ngrihet në ballkonin më të lartë të Europës me një kupe. I përshëndes të gjithë lexuesit e “Tuttosport”, që do të gjejnë nesër një intervistë timen në gazetë.

Dhe përfitoj që t’i them të gjithë romanistëve që ju presim krahëhapur në një nga stadiumet më të bukura të Europës për të mbështetur Romën. Forca Roma, forca Italia dhe forca Juventus, por vitin tjetër,”-ka thënë Rama ndër të tjera.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts