Wednesday, August 17, 2022
HomePolitikëEnkelejd Alibeaj fton sërish grupin në mbledhje, ja kur do të zhvillohet

Enkelejd Alibeaj fton sërish grupin në mbledhje, ja kur do të zhvillohet

-

Enkelejd Alibeaj fton sërish deputetët e grupit parlamentar në një mbledhje në selinë e PD. Nga njoftimi i Alibeajt, mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 pasdite.Në fokus me sa duket do të jetë sërish emri i Presidentit të ri të Republikës, kur ende nuk ka asnjë dakordësi mes demokratëve.

“Përshëndetje! Duke ju kërkuar ndjesë për orën, nesër në orën 16:00 do të ketë mbledhje grupi në seli. Faleminderit!”, shkruan Alibeaj në mesazhin e tij dërguar deputetëve mbrëmjen e së enjtes.Grupi parlamentar demokrat diskutoi dje për 3 orë për emrat e kandidatëve për President që do t’i shkojnë maxhorancës për votim në Parlament.

Raportohet se një numër i madh kandidatësh janë propozuar nga deputetët demokratë në mbledhjen ku marrin pjesë 26 prej tyre dhe Komisioni i Rithemelimit e ka bojkotuar.

Ndërkohë, pas shumë diskutimeve, është Grupi Parlamentar i PD-së vendosi që të çoi për një fazë për një analizë më të thelluar vetëm 8 emra, duke hequr Lajla Përnaskën dhe Jorida Tabakun.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts