Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëMeta: Monitorimi i bordeve për çmimet i ka shërbyer vetëm propagandës qeverisëse,...

Meta: Monitorimi i bordeve për çmimet i ka shërbyer vetëm propagandës qeverisëse, e domosdoshme ulja e borxhit publik dhe…

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka shprehur shqetësimet në lidhje me goditjen e ekonomive familjare.

Meta thotë se monitorimet e çmimeve nga bordet i kanë shërbyer vetëm propagandës së Qeverisë dhe nuk ka mbrojtur qytetarët.

Postimi i Metës:

“Në vazhdimësi kam shprehur shqetësimet në lidhje me goditjen e ekonomive familjare dhe thellimin e varfërisë në kushtet e rritjes galopante të çmimeve.
Monitorimi i çmimeve nga bordet i ka shërbyer vetëm propagandës së Qeverisë dhe nuk ka mbrojtur realisht qytetarët dhe në veçanti shtresat në nevojë, nga barra e rëndë e rritjes që kostos së jetës.
Në vlerësimin dhe sugjerimin tim ka qenë nevoja e politikave për mbrojtjen sociale nëpërmjet indeksimit të pagave, të pensioneve dhe të ndihmës ekonomike.
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar në deklaraten e fundit vëren se Shqipëria po përballet me dy goditje për ekonominë e saj, rritjen e çmimeve dhe rrezikun e financimit të huaj të borxhit publik.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka këshilluar Qeverinë për nevojën e mbështetjes të mirëorientuar për të varfërit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së ҫmimeve. Mbetet gjithashtu e domosdoshme ulja e borxhit publik dhe veҫanërisht nevojat për rifinancim të tij”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts