Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikëPresidenti i KE konferencë me Ramën, Michel: Javët në vijim do jenë...

Presidenti i KE konferencë me Ramën, Michel: Javët në vijim do jenë kyçe, shpresojmë se do marrim vendimet e duhura

-

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka mbërritur për një vizitë zyrtarë në Tiranë. Ai është pritur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka dalë disa minuta para mbërritjes për ta pritur në Bulevard.

Në orën 10:30, pati një takim kokë më kokë dhe takim i dy delegacioneve.

Edi Rama: Folëm me Presidentin Michel për situatën e përgjithshme dhe për angazhimet, por edhe për sfidat në raport me luftën në Ukrainë. Folëm patjetër dhe besoj se ai do të komunikojë vetë në detaje për procesin në vigjilje të Këshillit Europian kur dihet që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në axhendë për çështjen e hapjes së bisedimeve. Folëm për Ballkanin e Hapur, për të gjithë sfidat e brendshme të rajonit dhe sigurisht folëm edhe për reformat në vend. Folëm për Reformën në Drejtësi që po jep fryte. Të gjithë e ndoqën dje operacionin shumë domethënës të policisë speciale dhe Policisë së Shtetit për të goditur një rrjet kriminal. Operacioni ishte shembull kuptimplotë për të vënë para drejtësisë njerëzve pavarësisht lidhjeve politike që tregon se jo vetëm jemi në rrugën e duhur por kemi hedhur hapa domethënës edhe në krahasim me vende që i kanë hapur negociatat.

Michel: Është kënaqësi që rikthehem në Shqipëri. Që nga vizita në fillim 2020 shumë gjëra kanë ndryshuar. Një gjë nuk ka ndryshuar dhe nuk do ndryshojë kurrë angazhimi ynë për integrimin tuaj në BE. Sot momenti për t’u takuar me një mik dhe aleat të vërtetë. Ne vazhdojmë të rrisim presionin ekonomik ndaj Rusisë, dëshiroj t’ju falënderoj për punën tuaj. Ju keni qenë një partner i besueshëm dhe një mik dhe aleat i vërtetë.
Ne diskutuam dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-në. BE mbetet financuesi më i madh për Shqipërinë, duhet të japim energji të reja për integrimin. Ne duhet të bëjmë përshpejtimin e integrimit. Ne do të kemi një tkaim të 27 udhëheqësve të BE-se me ju dhe vendet e BP. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të nisur bisedimet me BE dhe duhet konferenca e parë duhet të mbahet sa më parë. Restaurimi i mozaikut është një simbol i fuqishëm i trashëgimisë së Shqipërisë dhe bashkëpunimin me BE-në. Javët në vijim do jenë kyçe, shpresojmë se do marrim vendimet e duhura dhe të drejta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts