Tuesday, August 16, 2022
HomeAktualitetÇfarë ndodhi me plazhin? Zbulohet shkaku i krijimit të pluhurit të verdhë

Çfarë ndodhi me plazhin? Zbulohet shkaku i krijimit të pluhurit të verdhë

-

Mëngjesin e sotëm, pushuesit dhe turistët që kanë mbushur plazhet e vendit, u përballën me një fenonem të pazakontë.

Grupe inspektimi nga Drejtoria e Mjedisit kanë dalë në terren për situatën e krijuar në bregdetin e Shëngjinit në zonën e Kunës, ku vija bregdetare ishte mbuluar nga një pluhur i verdhë.

Drejtori Rajonal i Mjedisit në Lezhë, Bardhok Frroku tha se kjo ndotje nuk është shkaktuar si pasojë e hidrokarbureve, por për shkak të një fenomeni natyror i krijuar nga poleni i pishave.

Zona e Kunës është një zonë me shumë pisha, si pasojë ka ardhur edhe ky fenomen. Po ashtu Frroku u bëri thirrje pushuesve që të vijojnë të qetë plazhin, pasi nuk është situatë problematike.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,436FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts