Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetDet, histori e ushqim të mirë, Lezha çel sezonin veror dhe prezanton...

Det, histori e ushqim të mirë, Lezha çel sezonin veror dhe prezanton ofertën për turistët

-

Lezha synon jetë Mbretëresha e turizmit këtë verë. Sezoni turistik u çel zyrtarisht në Shëngjin, duke ofruar një gërshetim mes bregdetit, kulturës dhe në majë gastronomia.

Det, turizëm kulturor dhe ushqim i mirë.

Këto janë tre shtyllat e ofertës turistike të Lezhës që çeli në Shëngjin sezonin turistik veror.

“Të tilla panairi i duhen biznesit sepse të shtyjnë të ecësh para. Lezha ofron shumë.”

Thuajse e gjithë qeveria me kryeministrin Rama në krye u bë pjesë e festës.

Kryebashkiakët shqiptarë dhe homologët nga Kosova, nga ku vjen numri më i lartë i turistëve në Shëngjin ishin po ashtu bashkë.

“Jemi bashkë për t’i dhënë këtij sezoni një frymëmarrje të jashtëzakonshme për të kthyer Lezhë në një destinacion.”

Ministret e turizmit dhe Bujqësisë, Mirela Kumbaro dhe Frida Krifca e konsideruan Ofertën turistike të Lezhës më të mirën e këtij sezoni.

“Edhe plazhi edhe deti. Kemi edhe modelet më të mira të bujqësisë.”

Një darkë gala u shtrua për të ftuarit, ndërsa qytetarët e pranishëm patën mundësinë të shijonin nga prodhimet bio të restoranteve e deri tek punimet artizanale, në panair.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts