Saturday, December 10, 2022
HomePolitikëIlir Meta mban fjalën e lamtumirës në nder të ish-presidentit Bujar Nishani

Ilir Meta mban fjalën e lamtumirës në nder të ish-presidentit Bujar Nishani

-

Ilir Meta ka mbajtur fjalën e lamtumirës në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili do të prehet sot në banesën e fundit. Mes të tjerash Meta tha se Nishanit i peshonte fjala dhe njihej për maturi e vetëpërmbajtje.

Në mbyllje të fjalës, Meta tha se në ditën e lamtumirës, “ne e falënderojmë Presidentin Nishani për modelin që solli”

“Faleminderit të gjithëve për praninë tuaj sot për të nderuar dhe dhënë lamtumirën e fundit.

Fundit i papritur dhe i parakohshëm lë plot pengje për mundësitë e humbura për ato që nuk u thanë e nuk u bënë dot, ndaj dhimbjen e humbjes së njerëzve të shtrenjtë e bën më të madhe, por na ngushëllon fakti që Nishani pati një jetë plot maja realizimesh, i rrethuar nga dashuria e familjes së prindërve dhe më pas i familjes që krijoi me Odetën.

Këto ditë ka pasur vlerësime mëse të merituara, në Shqipëri dhe përtej. Presidenti Nishani punoi me devocin, për projektet strategjike, të integrimit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë.

Presidentit Nishani i peshonte fjala. I njohur për maturi e vetëpërmbajtje, ai çmoi përulësi në komunikimin njerëzor, tipare që i mbetën të pandryshuar gjithë jetën. Si Kryetar i Shtetit, ai punoi me përkushtim të rrallë në mbrojtje të Kushtetutës. Ai punoi për të forcuar frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare në vend. Ju përkushtua kombit tonë. Besoi deri në fund tek e mira demokratike dhe interesi kombëtar.

Bujar Nishani ushqente një dashuri të veçantë për Kosovën dhe e mbështeti fort. Presidenti Nishani pati një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjithë faktorin shqiptar në rajon. Ai e përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Sot, në ditën e lamtumirës ne e falënderojmë Presidentin Nishani për modelin që solli”, u shpreh Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,601FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts