Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetPërcillet në banesën e fundit, ceremoni në Presidencë për ish-Presidentin Bujar Nishani

Përcillet në banesën e fundit, ceremoni në Presidencë për ish-Presidentin Bujar Nishani

-

I shoqëruar nga vajza e tij Bora Meta, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kryer homazhe i pari pranë arkëmortit të ish-Kreut të Shtetit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta më 28 maj. Më pas Meta ka lënë një shënim në librin e mesazheve.

Ceremonia e homazheve vijon në Presidencë deri në orën 12:00 dhe më pas trupi i pajetë i ish-Presidentit do të përcillet në banesat e fundit në Sharrë, ku do të prehet përjetësisht. Qeveria e Shqipërisë vendosi që 2 qershori të jetë ditë zie kombëtare, në nderim të tij. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Presidenti Meta i shoqëruar nga vajza e tij, Bora Meta ka zhvilluar i pari homazhe në ora 10:00.

Në orën 10:30 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të lamtumirës në nderim të ish-Presidentit Nishani. Z. Berisha ishte i shoqëruar nga zonja e tij, Liri Berisha, Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka, anëtarët e Kryesisë së PD dhe deputetë të Grupit Parlamentar të PD.

Po kështu në homazhe kanë marrë pjesë dhe personalitete të shumta, ministra, deputetë, bashkëpunëtorë dhe miq. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela gjithashtu ka kryer nderime për ish-Kreun e Shtetit.

Dje Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes).

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.
Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”, ishte motivacioni i dekorimit.

Bujar Nishani, i cili shërbeu si president i Republikës së Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri më 24 korrik të vitit 2017, vdiq në moshën 56-vjeçare si pasojë e komplikimeve shëndetësore.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts