Wednesday, August 17, 2022
HomeAktualitetRritja e çmimit të naftës, ekspertët tregojnë çfarë duhet bërë nga qeveria

Rritja e çmimit të naftës, ekspertët tregojnë çfarë duhet bërë nga qeveria

-

Nervozizmi i krijuar në tregjet ndërkombëtare ka sjellë një rritje të çmimit të naftës globalisht. Në bursa nafta tregtohet me 115 dollarë fuçia, por luhatja e vazhdueshme nuk pritet të zbusë çmimin e lartë të hidrokarbureve që reflektohet edhe në vendin tonë.

Pavarësisht panikut dhe sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, ne nuk do të vuajmë mungesën e naftës duke e siguruar atë nga Arabia Saudite.

“Në tregjet ndërkombëtare nuk ka pasur mungesë nafte, pra pak a shumë ka qarkulluar në sasi të njëjtë. Në fakt, nafta ka gjetur kanalet e veta të shpërndarjes dhe ka mbërritur në destinacione si para disa muajve”, thotë Dael Dervishi, ekspert për ekonominë.

Shumë vende europiane, së fundmi dhe Gjermania, kanë hequr apo ulur disa nga taksat e naftës për të mos rënduar barrën e shpenzimeve të qytetarëve. Ndërkohë në vendin tonë bordi i transparencës duket se kontrollon vetëm rritjen. Për ekspertët një zgjidhje afatgjatë në kushtet e krizës do të ishte krijimi i një enti rregullator për hidrokarburet.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts