Friday, March 29, 2024
HomePolitikë“Së shpejti dy marrëveshje me Kosovën?”, Vuçiç bisedë të hapur me Lajçak:...

“Së shpejti dy marrëveshje me Kosovën?”, Vuçiç bisedë të hapur me Lajçak: Rruga e vetme për përparimin e Ballkanit

-

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një takim me të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak ndërsa kanë biseduar për situatën në rajon, si edhe për të gjitha temat me interes për të vazhduar në mënyrë konstruktive dialogun me Prishtinën.

Nëpërmjet një statusi në Instagram Vuçiç shprehet se gjatë bisedës së hapur kanë analizuar dhe kanë rënë dakord që përmbushja e detyrimeve nga Marrëveshja e Brukselit të mbetet mesazhi kyç për çdo bisedë të mëtejshme.

“Ritheksova përkushtimin e plotë të Republikës së Serbisë për vazhdimin e procesit dhe për përpjekjet për të arritur një zgjidhje kompromisi për të krijuar marrëdhënie më të mira ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Ne ramë dakord që bashkëpunimi rajonal, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, është e vetmja rrugë e drejtë për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka ritheksuar se Serbia është e gatshme të vijojë dialogun me Kosovën,.

 

Kujtojmë se presidenti Vuçiç ka marrë pjesë edhe në forumin “GLOBSEC 2022” në Bratisllavë të Sllovakisë, ku edhe është shprehur se nuk janë larg marrëveshjes për personat e pagjetur dhe energjinë.

 

“Besoj se nuk jemi larg arritjes së marrëveshjes për personat e pagjetur dhe energjinë”, tha Vuçiç.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts