Wednesday, February 1, 2023
HomePolitikëFesta e Republikës Italiane, Meta uron Presidentin Mattarella: Mirënjohje për mbështetjen tuaj

Festa e Republikës Italiane, Meta uron Presidentin Mattarella: Mirënjohje për mbështetjen tuaj

-

Presidenti Ilir Meta uron homologun e tij italian me rastin e Festës së Republikës Italiane.

Në një mesazh në “Facebook”, Kreu i Shtetit Shqiptar vë theksin te marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe shumëdimensionale mes dy vendeve, ndërsa shton se këto marrëdhënie “janë forcuar dhe rritur në vazhdimësi, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë rajonal dhe shumëpalësh, në kuadër të organizatave ndërkombëtare”.

Mesazhi i plotë:

I nderuar Zoti President, Shkëlqesia Juaj, Sergio Mattarella
I dashur mik,
Kam kënaqësinë e madhe që, me rastin e Festës së Republikës Italiane, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj Ju dhe popullit mik italian, urimet më të përzemërta dhe më miqësore!

Marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe shumëdimensionale, e partneriteti strategjik midis Shqipërisë dhe Italisë, janë forcuar dhe rritur në vazhdimësi, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë rajonal dhe shumëpalësh, në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Jam i lumtur të konstatoj se perspektiva e zhvillimit të këtyre marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të suksesshëm i kanë themelet në lashtësinë e miqësisë mes dy popujve, në dashurinë, solidaritetin vëllazëror dhe vullnetin e palëkundur për një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Europian.
Mikpritja unike e popullit italian ndaj komunitetit arbëresh në Itali dhe respekti ndaj identitetit kombëtar shqiptar e besimit të tyre fetar, ashtu edhe ndaj shqiptarëve që emigruan pas viteve ’90 në bregun italian të Adriatikut, gjithashtu, mbart mesazhin e fuqishëm të një vlere thellësisht europiane dhe garancinë për qëndrueshmërinë e marrëdhënieve tona dhe sigurinë se ato do të jenë edhe më të mira në të ardhmen.
Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për rolin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm mbështetës të Italisë dhe Tuajin në veçanti, përgjatë procesit jetik euroatlantik të Shqipërisë, veçanërisht integrimit të saj në Bashkimin Europian, e gjithashtu të vlerësoj bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin në kuadër të NATO-s.
Dëshiroj t’Ju siguroj se, në këto kohë sfidash ndaj sigurisë, stabilitetit dhe të paqes në Europë dhe në botë, Shqipëria, gjatë mandatit dyvjeçar të saj, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është e vendosur në qëndrimet e saj, në koherencë me partnerët dhe aleatët euroatlantikë, si në rrafshin evropian, ashtu edhe në atë global.
Duke ju ripohuar edhe një herë ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, e urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj, si edhe për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Italisë, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,690FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts