Friday, March 29, 2024
HomePolitikëKandidat për President, PD: Emri i Begajt i paracaktuar nga mafia e...

Kandidat për President, PD: Emri i Begajt i paracaktuar nga mafia e pronave

-

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, e ka cilësuar kandidaturën e propozuar nga PS për President të Republikës, Bajram Begajn, si një emërim të ardhur nga mafia e pronave.

Në një deklaratë për mediat, grupi parlamentar i PD, thotë se nuk kishte asnjë surprizë, pasi Rama e kishte paracaktuar emrin e presidentit, ku sot para mediave e nxorri nga xhepi dhe e tha.

Sipas deklaratës, PD nuk do e votojë Begajn për kreun e shtetit.

Deklarata e PD-së

Asnjë surprizë nga procesi personal i Edi Ramë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ai nxorri sot nga xhepi zarfin me emrin e kandidatit të paracaktuar nga mafia e pronave shtetërore. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kishte paralajmëruar se Edi Rama i ka farsë përbetimet për President konsensual dhe gjithëpërfshirës. Moslegjitimi i kësaj farse të paralajmëruar nga ana jonë, qoftë edhe me votë kundër, është detyrë e çdo deputeti të Opozitës.

Pjesemarrja në votim nënkupton që ti japësh fytyrën e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës, ndërkohë që ai po ndërmerr një akt tjetër personal për të asgjesuar një tjetër institucion kushtetues të pavarur. PD nuk mund të jetë në seancë si fasadë për të legjitimuar kapjen e institucionit të Presidentit, as dëshmitare e atij procesi, sa kohë rezultati i votimit dihet. PD nuk mund të votojë një President që del nga xhepi i Edi Ramës, jashtë një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts