Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikëKryemadhi uron ‘live’ Bajram Begajn dhe i drejtohet kreut të PD: Shko...

Kryemadhi uron ‘live’ Bajram Begajn dhe i drejtohet kreut të PD: Shko në Gjykatën Kushtetuese për dekretin

-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, foli lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, Bajram Begaj.

Duke u ndalur te përplasja mes kryedemokratit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta, Kryemadhi tha se nuk është juriste, që të diskutojë dekretet e Presidentit.

Sipas Kryemadhit, Berisha mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për të qartësuar situatën, kreu i PD e akuzon Presidentin Meta për dekretin që firmosi nga Turqia për lirimin nga detyra si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Bajram Begajt.

“Për hir të së vërtetës nuk jam juriste konstitucionaliste, që të diskutoj dekretet e Presidentit nga ana kushtetuese. Mendoj që mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, e cila do ta bënte cdo gjë më të qartë. Duke iu drejtuar asaj, marrin përgjigje dhe deklaratat e Berishës. Nuk kam asgjë personale me Begajn, madje i uroj suksese në postin e tij të ri, por theksoj se të qenit President kërkon integritet, pavarësi veprimi e mendimi, si dhe atdhedashuri. Nuk e di nëse kjo do të jetë e mundshme për të, duke pasur parasysh një qeveri autokrate.
I gjithë procesi ishte jokonsensual, përjashtues. Kushtetuta thotë që nuk duhen përjashtuar palët, por duhen përfshirë në debat. Për mua mund të ishte President një gazetar, një analist që kishte pavarësi politike dhe integritet. Ajo që të bën përshtypje është verdikti i votës së mazhorancës, që i ka dhënë të drejtë të zgjidhet President pa konsensus”, tha Kryemadhi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts