Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetKryeministri publikon pamjet e zjarrit në Sazan. Ndërkohë Berisha thotë se ushtria...

Kryeministri publikon pamjet e zjarrit në Sazan. Ndërkohë Berisha thotë se ushtria ndodhet në kolaps të plotë

-

Kryeministri Rama poston video nga ishulli i Sazanit.
Nga Edi Rama
Sazan – Rikonjicion nga ajri i vatrave të zjarrit
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi:
“Sakrifica dhe profesionalizmi i Forcave të Armatosura dhe të gjithë sistemit të Mbrojtjes Civile meritojnë mirënjohje.
I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanit është izolimi i vatrave nga toka, duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth çdo vatre…
Fatkeqësisht edhe kjo verë do të jetë shumë e nxehtë. Ne do të jemi përkrah bashkive për të mbështetur përballimin e emergjencave të mundshme. Por kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashku situatat e emergjencave, në vend që t’i ndezim akoma më shumë nga tastiera.”
Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikoptera me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë! Janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe…

Kurse ish-kryeministrit Berisha akuzon se “ushtria është në kolaps të plotë!”

Gjysma e ushtarëve kanë dorëzuar dorëheqjen në komandat e tyre për shkak të rrogave shumë të ulëta dhe kushteve të papërshtatshme.
Oficerë madhorë të saj punojnë pasdite në bare dhe restorante për të plotësuar rrogat e ulëta që marrin.
Të gjithë helikopterët nuk ngrihen dot më në ajër.
Anijet e flotës detare nuk janë në gatishmëri.
I bëj thirrje NATO-s të ndërmarrë një inspektim për vlerësimin e gjendjes tejet të rëndë të forcave të armatosura të një vendi anëtar të saj!
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital!
Përshendetje doktor, jam oficer i ministrisë së mbrojtjes, gjendja katastrofë e forcave tona të armatosura me detyron t’ju drejtohem me këtë mesazh.
Ushtria janë sot është në gjendjen e saj me te veshtirë në të gjitha aspektet dhe në të gjitha fushat.
Aktualisht me shume se gjysma e ushtarve kane dorzuar dorheqjet e tyre prane komandave por ato nuk ju pranohen dhe ata per shkak te kontrates qendrojne ne detyre kretesisht te pamotivuar. Dorheqjet e tyre lidhen me rrogat fare te ulta te ushtarve dhe kushtet krejt te papershtateshme.
Oficeret,gjere te tek ata te larte punojne pas dite si roje sigurie ose barmen apo kamarier ne lokale, bare restorante sepse rrogat e tyre jane te ulta dhe nuk perballojne dot kerkesat familjare.
Shume e keqe eshte gjendja ne floten ajrore dhe detare te ushtrise tone.
Birn ka investiguar dhe ka bërë publike par 10 ditësh fenomenin e mos funksionimit të Flotes Ajrore dhe Detare të Ushtrisë Shqiptare si vend anëtar i NATO-s..!
Asnjë helikopter, perfshi dhe helikopterët CUGAR qe janë blerë 10 vitet e fundit dhe kanë kushtuar mbi 100 milion euro , nuk ngrihen qoftë dhe një minut në ajer sepse janë jashtë gatishmerie…!
Kjo u vertetua dhe vitin qe shkoj, ku gjatë veres kishte me qindra vatra zjarri dhe Flota Ajrore Shqiptare nuk u ngrit qoftë dhe për një minut me fikur zjarret, por u desh me i kerkuar ndihmë Mekanizmit të Mbrojtjes Evropiane..!
Po kështu është situata dhe me Floten Detare, ku asnjë anije luftarake nuk është në gatishmeri…!
Prej 3 vitesh asnjë helikopter apo anije luftarake nuk janë në gatishmeri dhe një gjë të tillë e raportojnë në buketinin ditor të Shtabit të Pergjithshem të Ushtrisë…!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts