Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëPresidenti gjerman mesazh Metës për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani

Presidenti gjerman mesazh Metës për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani

-

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i shpreh ngushëllime familjes së ish-Presidentit shqiptar, Bujar Nishani, për ndarjen nga jeta të ish-Kreut të Shtetit Shqiptar.

Mesazhi i publikuar nga ambasada gjermane në Tiranë:

Në një telegram zyrtar, Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier i shprehu ngushëllimet Presidentit të Republikës së Shqipërisë për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Presidenti Federal shkruan:
Zoti President,
me tronditje të madhe mësova për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Z. Bujar Nishani.
Sëmundja e rëndë e z. Nishani dhe trajtimi i tij ne repartin e kujdesit mjekësor intensiv në Berlin më kanë prekur thellë. Kisha shpresuar fort, që zoti Nishani do të shërohej sërish e do të kthehej në gjirin e të afërmve të tij. Ndaj kjo ndarje e tij tepër e parakohshme nga jeta më pikëllon edhe më shumë.
Për ne në Gjermani zoti Nshani do të mbetet në kujtesë si një president tejet i vlerësuar. I pavarur dhe besnik ndaj parimeve ai mbrojti vlerat evropiane dhe i shërbeu vendit të tij.
Dëshiroj t’ju shpreh juve dhe bashkëkombasve tuaj pjesëmarrjen time më të thellë në dhimbjen tuaj. U shpreh ngushëllimet e mia familjarëve dhe miqve të zotit Nishani. Ndaj me ta dhimbjen në këtë kohë të vështirë dhe u jam pranë me mendime. Lutem përcillini familjes së të ndjerit ngushëllimet e mia.
Duke përkujtuar në heshtje

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts