Wednesday, August 17, 2022
HomesocialeI ftuar në emisionin ‘’Sport Show’’ në Tv1 Channel Edmond Doçi, trajner...

I ftuar në emisionin ‘’Sport Show’’ në Tv1 Channel Edmond Doçi, trajner i skuadrës Vllaznia U-17

-

Emocionet sportive per kete sezon jane drejt fundit. Te gjithe ishim euforik per fitoren e kupes se Shqiperis nga skuadra e Vllaznis, por nje tjeter trofe vjen ne Shkoder nga skuadra U-17. Djemt shkodran shpallen kampion per kete kategori dhe vazhdojne te sjellin suksese ne qytetin e Shkodres. Per te folur me shume rreth keti suksesi, i ftuar ne emisionin ‘’Sport Show’’ Edmond Doçi trajner i skuadres Vllaznia U-17.

Doçi: Ky trofe eshte dicka shume e bukur, du ate ju falenderoj edhe ju sepse emisionet tuaja pasqyrojne punen tone por edhe femijet. Eshte pjesa me delikate e sportit por edhe me e bukura, ato jane femij me endrra. Shpresoj qe cdo gje qe deshirojne te arrijne te behet realitet. Eshte mosha ku ndershmeria eshte shume e madhe dhe ne te njejten kohe te gjithe japin maksimumin ne anen sportive.

Emocionet jane te vecanta, nuk eshte se ne nuk ja japim meritat vetes, ne e dime se meritat na i japin femijet dhe sportdashesit. Kur ti arrin dicka normalisht qe meritat nuk mundet ti heq askush. E rendesishme eshte qe te punojme mire dhe te japim gjithcka qe dime tek femijet.

Dita qe fituam kampionatin ishte kenaqesi me vete, sepse ishte nje vit i mundimshem. Ndjehesh sikur po luan me ekipin e pare te Vllaznis, eshte njesoj si me ekipin e moshave si me ekipin e te rriturve. Kenaqesia eshte njesoj si te fitosh me ekipin e pare, por kur shikon edhe gezimin e femijeve ka tjeter emocion.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts