Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëRama: Nuk pritëm luftën për të mësuar konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës,...

Rama: Nuk pritëm luftën për të mësuar konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës, por duhet të ecim me sytë nga e ardhmja

-

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në samit e “Ballkanit Të Hapur”, që po mbahet sot në Ohër, u shpreh se nuk duhet të mbetemi me sytë nga e shkuara, por të shikohet dhe të ecet para.

Rama tha se “Ballkani i Hapur” është i njerëzve dhe i shërben popullit, ndërsa shtoi se konfliktet zgjidhen duke qene te bashkuar.

Rama tha se nëse nuk do te ishte Ballkani i Hapur, pasojat e luftës do te ndiheshin më shumë në vend e rajon, duke kujtuar këtu importin e grurit nga Serbia.

“Por përtej gjithë miqve dhe partnerëve, shumë të rëndësishëm për ne, Ballkani i Hapur është i rëndësishëm për njerëzit tanë, hapësirën e përbashkët në të cilën lindin fëmijët tanë dhe nesër do marrin  në duar fatet e vendeve tona.

 

Kur filluan zëra të dëshiruar për ta importuar konfliktin nga Ukraina në Ballkan, përmes një retorike që është e pështirë. E dimë shumë mirë, nuk kemi pritur luftën për të ditur marrëdhënien speciale që Serbia ka me Rusinë, që mes tyre ka një histori, nuk kemi pritur luftën për t’u informuar se mes Serbisë dhe Kosovës ka një konflikt.

 

Sot jemi këtu pikërisht sepse duam të vazhdojmë të shkojmë drejt të ardhmes pa i mbyllur sytë ndaj problemeve ende të pazgjidhura por të bindur se ato mund të zgjidhen vetëm nëse ne afrohemi dhe kuptojmë sa të rëndësishëm jemi për njëri tjetrin.

SHBA ka hedhur dy bomba atomike në Japoni, dhe sot një nga aleancat më të forta është aleanca e këtyre shtete, dhe ja ku është sot Japonia, dhe nuk do ishte nëse do qëndronte me kurriz nga SHBA, duke kërkuar më parë që SHBA të ulej në gjunjë për bombat e tyre.

Ku janë sot Franca dhe gjermania, çfarë po bën Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara?”,tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts