Balla tha se kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë në këtë kuvend.

“Grupi parlamentar i PD ka më shumë nevojë për të mësuar rregulloren. Në Konferencën e Kryetarëve debati që është bërë për këtë çështje ishte i qartë. S’të bën nder të ndërhysh, se je sekretar i PD-së. Ta sqaroj unë. (I drejtohet Bardhit) Ka dy vlerësime, aspekti i përmbushjes së formës dhe karakterit formal të kërkesës. S’doja ta zhvilloja këtë debat me ju. Ska ndodhur në Kuvend që të marrësh firma nga një kërkesë të rrezuar dhe me të njëjtat firma të sjellësh një kërkesë të re. Kjo është përpjekje për falsifikim. Firma është një shprehje vullneti që shprehet një herë. Nuk mund ta marrësh firmën e një firmëtari dhe ta transferosh në dokumentin tjetër. Aty ishin shtuar dy firma të reja për një dokument të ri. Si mund t’ju besojnë juve qytetarët kur kërkoni zbatimin e ligjit dhe e nisni kërkesën tuaj me shkelje ligji”, tha Balla.