Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëDogana Shqiptare merr vlerësimin pozitiv nga CEFTA për Validimin e AEO-ve

Dogana Shqiptare merr vlerësimin pozitiv nga CEFTA për Validimin e AEO-ve

-

Dogana shqiptare ka marrë vlerësim pozitiv nga CEFTA për programin e operatorëve ekonomik të autorizuar pasi i ka plotësuar të gjitha standardet e protokollit përkatës.

Drejtori i përgjithshëm i doganave tha se kjo do të sjellë lehtësi të madhe për operatorët duke rritur shkëmbimet tregtare mes vendeve.

“Gjatë vitit 2021 kemi marrë aplikimet e para dhe kemi miratuar statusin për 8 Operatorë të Autorizuar Ekonomikë, kryesisht nga bizneset më të konsoliduara dhe më korrekt në marrëdhënien me Administratën Doganore. Interesi i 9 operatorëve të tjerë për të përfituar statusin e Operatorëve Ekonomike të Autorizuar është tregues i rritjes së besimit te administrata doganore dhe faktit se avantazhet e AEO janë efikase”, tha Gazheli.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë tashmë marrëveshjet bilaterale të njohjes reciproke të AEO në kuadër të nismës “Ballkani Hapur” dhe i njëjti tekst i marrëveshjes është negociuar në nivel teknik edhe me Kosovën.

 

Marrëveshja me Kosovën pritet të nënshkruhet në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që do të mbahet më 24 qershor 2022.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts