Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Greqisë për të marrë pjesë në samitin e liderëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Samiti do të bëjë bashkë 13 shtete dhe tema e diskutimit mes tyre do të fokusohet tek thellimi i bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik rajonal.
Gjithashtu liderët e 13 vendeve do të flasin për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në vendet e rajonit.
Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, presidenti i Këshillit, Çarls Mishel dhe kancelari gjerman Olaf Sholc.