Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëRama mban fjalimin më të shkurtër në një inaugurim: Po ju mori...

Rama mban fjalimin më të shkurtër në një inaugurim: Po ju mori malli për mua, hapni frigoriferin

-

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot fjalimin më të shkurtër të mbajtur ndonjëherë në një inaugurim.

I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të ambienteve të reja të Komitetit Olimpik Shqiptar, Rama dha një mesazh shumë të shkurtër, ku nuk munguan edhe batutat.

Mes të tjerash, ai tha se të pranishmit nuk kanë ardhur aty për të dëgjuar fjalimet e tij, por për t’u argëtuar, ndaj dhe iu drejtua atyre, duke iu thënë se “Po ju mori malli për mua, hapni frigoriferin sot pasdite dhe më keni edhe në frigorifer po deshët”.

“Pasdite do të jenë dy finalet e para mes shkollave në volejboll, mes meshkujve e femrave. Dua të nënvizoj se në bashkëpunim me Komitetin olimpik Shqiptar, qeveria do të mbështesë në vijimësi rritjen e kësaj lëvizjeje, krijimin e klasave dhe skuadrave sportive në të gjitha shkollat e vendit, krijimin e kampionateve në nivel bashkie, në nivel qarku dhe në nivel kombëtar, si dhe fuqizimin dhe shtrirjen në mënyrë të vazhdueshme të rrjeteve sportive në të gjithë territorin, për të bërë dhe lidhjen pastaj mes lëvizjes olimpike në shkolla dhe atyre që do të vazhdojnë të merren me sport në nivel profesionist. Është shumë e qartë që ju keni ardhur këtu për t’u argëtuar, jo për të dëgjuar fjalime. Po ju mori malli për mua, hapni frigoriferin sot pasdite dhe më keni edhe në frigorifer po deshët”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts