Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëHarta e re gjyqësore, Berisha reagon ashpër: Gjobiten banorët e 10 qyteteve,...

Harta e re gjyqësore, Berisha reagon ashpër: Gjobiten banorët e 10 qyteteve, shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi ashpër sot për hartën e re gjyqësore, sipas të cilës mbyllen 18 gjykata në të gjithë vendin.

Duke folur në një konferencë pë rmediat ai tha se banorëve të 10 qyteteve iu mohohet aksesi te drejtësia.

“Me krijimin e një stoku prej 110 mijë dosjeve gjyqësore dhe mohimit de facto të të drejtës për një process të drejtë gjyqësor, Edi Rama urdhëroi në një akt të papërgjegjshëm KLGJ-në e partisë të mbyllë 18 gjykata në shkallë vendi. Kështu, me hartën e re gjyqësore të Edi Ramës mbyllen 9 gjykata të shkallës së parë dhe mohohet aksesi i qytetarëve në sistemin e Drejtësisë; mbyllen 4 gjykata administrative dhe ngelet vetëm një gjykatë në Tiranë dhe një në Lushnje; mbyllen 5 gjykata të Apelit dhe mbetet vetëm Apeli i Tiranës. Praktikë kjo 100% e dështuar pasi u eksperimentua në 1999”, u shpreh Berisha.

Sipas tij “Me këtë vendim gjobiten dhe ndëshkohen banorët e 10 qyteteve të vendit që duhet të udhëtojnë qindra kilomentra rrugë për të shkuar në gjykatën tjetër. Miratimi i hartës së re gjyqësore është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut që dënohet me Kushtetutë. Mbyllja e shumë gjykatave cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts