Wednesday, August 17, 2022
HomePolitikë“Sot është dita për të marrë pak hak”, Rama: Do ndalim kategorik...

“Sot është dita për të marrë pak hak”, Rama: Do ndalim kategorik të çdo veprimtarie ekonomike që cënon trupin e lumit

-

Kryeministri Edi Rama teksa foli për Vjosën, që përmes një memorandumi bashkëpunimi lumi do të kthehet në Park Kombëtar, tha se do të ndalohet çdo veprimtari ekonomike që e cënon.

Rama tha se sot është dita për të marrë pak hak me këtë histori.

“Sot është dita për të marrë pak hak me thënë të drejtën, është një histori që ka pasur dhe një aspekt të lidhur me pavërtetësinë dhe hipokrizinë, pasi ne e vendosëm Vjosën në mbrojtje e ky është fakt i shkruar.”, tha ai.

Sipas Ramës, në Vjosë ishte planifikuar të ndërtoheshin hiodrocentrale.

 

“Ne e vendosëm Vjosën në mbrojtje. Ky është fakt i shkruar. Ishin planifikuar që të ndërtoheshin hidrocentrale. 12 vetëm në Valbonë ishin parashikuar. E njëjta gjë ishte dhe me Vjosën. ne e kthyem në zonë të mbrojtur për të mos lejuar dëmtimin e saj. Ia futëm në vesh të gjithë atyre që se dinin ku ishte Vjosa për të vijuar me një terror artikujsh me artikuj të pavërtetë. Kjo është histori, jemi këtu për të kaluar në një fazë tjetër, nga zona e mbrojtur në parkun kombëtar që do të jetë boshti i kësaj hapësire. Siç e kemi diskutuar dhe me partnerët tanë. Në vizionin e Shqipërisë, moratoriumi i pyjeve, i prurjeve masive të pyjeve kanë filluar tani të japin rezultatet e para. Do të vazhdojmë me moratoriumet, pasi është domosdoshmëri dhe faktet kanë treguar se ndalimi i prerjes masive të pyjeve apo i vrasjes masive të kafshëve dhe shpendëve s’na ka sjellë ndonjë dëm ekonomik. Natyrisht gjatë këtyre viteve kanë vazhduar të vriten pemë, kanë vazhduar të vriten edhe kafshë. Të dyja kanë ndodhur në përmasa të atilla që janë të papërfillshme. Zona që do të mbulojë parku kombëtar, është zonë shumë e madhe. Është parku më i madh i Shqipërisë. Na vë para detyrimit për të ndërtuar një ngrehinë institucionale dhe për të rijetëzuar institucionet që kanë veprimtari që ndërthuren me gjithçka ka me përmbajtjen e parkut, që do të kërkojë kapacitete të larta njerëzore, profesionale dhe eksperiencë të madhe. Këtu bëhet e vlefshme marrëdhënia jonë me organizatën. Kam besim se do të mund të tërheqim edhe të tjerë për të mbështetur këtë proces. Për shkak se ky është një park kompleks, kemi marrë një ekspertizë ndërkombëtare, përveç asaj të brendshme në mënyrë të tillë që standardet të jenë ndërkombëtare. Të jemi të qartë se kur flasim për park kombëtar, marrim përsipër ndalimin kategorik të çdo biznesi apo veprimtarie ekonomike që mund të cënojë trupin e lumit dhe krahët e tij. Duke shpallur Vjosën Park Kombëtar do të kemi përfitime ekonomike.”, tha Rama.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts