Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëReforma Territoriale, PS drejt “shkrirjes” së qarqeve, hedh idenë e rajoneve

Reforma Territoriale, PS drejt “shkrirjes” së qarqeve, hedh idenë e rajoneve

-

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh sot se pas miratimit në Kuvend, nesër do të nisë punë Komisioni i Reformës Territoriale.

Teksa bëri të ditur që komisioni do të bëjë një hulumtim se si është zbatuar deri tani reforma territoriale, në të ardhmen mund të shihet ideja e rajoneve, ku bashkitë të bashkëpunojnë me njera tjetrën në nivel rajonal.

“Është dakordësuar mbajtja nesër e mbledhjes së Komisionit të Reformës Territoriale ku grupi i punës do të hartojë një projekt. Është e rëndësishme që ky komision të bëjë një hulumtim të punës së deritanishme. Zhvillimi rajonal duhet të jetë sfida jonë e përbashkët. Komisioni të shohë të gjitha mundësitë për të parë edhe një bashkëpunim rajonal mes bashkive. Në kuadër të procesit të integrimit europian, organet e qeverisjes vendore duhet ta përqasin rolin e tyre në nivel rajonal”, u shpreh Balla.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts