Tuesday, August 16, 2022
HomePolitikëPresidenti Meta pret në takim ministrin e Jashtëm polak, thirrja: Të ndalet...

Presidenti Meta pret në takim ministrin e Jashtëm polak, thirrja: Të ndalet agresioni, Rusia të tërheqë trupat e saj nga Ukraina

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi dje një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryetar i Radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau, i shoqëruar edhe nga Ambasadorja e Polonisë në Shqipëri, Monika Zuchniak-Pazdan dhe Kryetari i Pranisë së OSBE-së, Ambasadori Vincenzo del Monaco.
 
Presidenti Meta dhe Ministri Rau shkëmbyen mendime rreth bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në kuadër të OSBE-së, rreth çështjeve më të ndjeshme në agjendën e Organizatës, me fokus situatën e sigurisë në Europë pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar rus ndaj Ukrainës.
 
Presidenti i Shqipërisë dhe ministri i Jashtëm i Polonisë konfirmuan qëndrimin e vendeve respektive në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe se agresioni rus duhet të ndalojë menjëherë dhe Rusia duhet të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.
Presidenti Meta u shpreh se mbështet plotësisht prioritetet polake në krye të Organizatës dhe se beson se OSBE është një faktor kyç për paqen dhe sigurinë në kontinentin tonë dhe një platformë e shkëlqyer për të diskutuar çështjet që lidhen me sigurinë gjithëpërfshirëse.
Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Pranisë së OSBE-së në Shqipëri në zhvillimet demokratike në vend dhe inkurajoi mbështetjen e saj për realizimin e reformave të kërkuara në rrugëtimin e vendit drejt BE-së.
 
Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu mbështetjen që Polonia ka dhënë për proceset integruese të Shqipërisë dhe të të gjitha vendeve të Ballkanit Perendimor në strukturat euro-atlantike dhe theksoi domosdoshmërinë e çeljes sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, si dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Presidenti i Shqipërisë dhe Ministri i Jashtëm i Polonisë vlerësuan si të shkëlqyera marrëdhëniet dypalëshe dhe u angazhuan në forcimin e mëtejshëm të tyre, në fusha të tilla si infrastruktura, transporti, turizmi, bujqësia dhe energjia. Mjaft inkurajuese u vlerësua nga të dy palët rritja e numrit të turistëve polakë në Shqipëri dhe vendosja e linjave direkte të transportit ajror ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,436FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts