Friday, August 19, 2022
HomePolitikëNjë muaj nga heqja prej përdorimit e qeseve plastike, kryeministri Rama paralajmëron...

Një muaj nga heqja prej përdorimit e qeseve plastike, kryeministri Rama paralajmëron gjoba prej 1 korrikut

-

Shqipëria i tha përfundimisht “JO” përdorimit të qeseve plastike më 1 qershor të këtij viti, teksa hyri në fuqi vendimi për të ndaluar shitjen në çdo njësi tregtare të qeseve njëpërdorimshme, me trashësi deri në 70 mikronë.

Dhe vetëm një muaj pas hyrjes në fuqi të vendimit, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka përfunduar edhe afati i lënë për ndërgjegjësimin e të gjithëve, pasi nga 1 korriku sipas tij do të nisin gjobat për ata që nuk e zbatojnë ligjin.

“Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për pazar Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!”, shkruan Rama në Facebook.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,442FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts