Friday, April 19, 2024
HomePolitikë“Sot 97 % e qumështit që konsumohet prodhohet në vend”, Rama: Objektivi...

“Sot 97 % e qumështit që konsumohet prodhohet në vend”, Rama: Objektivi ynë, 1 mld eksporte të kombinuara bujqësi dhe peshkim

-

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në takimin  e zhvilluar mes ekspertëve shqiptarë e të huaj, ku u diskutua për bujqësinë dhe teknologjinë.

“Nuk diskutohet që shteti të bëjë më mirë. Nuk është çështje e mënyrë se si ne financojmë. Ne kemi bërë një ndryshim të konsiderueshëm në mënyrën e financimit. Subvencioni i mbijetesës do të thotë pamundësi për të dalë nga ai rreth vicioz. Në Shqipëri sot, punohet më shumë se sa dyfishi i tokës që punohej përpara gjashtë shtatë vitesh. Raporti Eksprot-import ka një ndryshim domethënës. E kemi nisur një me shtatë, një skandal kjo. Një eksport shtatë importe, sot jemi 1 me 3. Sot Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon, tani më thoni ku ikën. Nëse e shohim realitetin me shifrat e konsumit, atëherë na dalin pyetje të tjera. Sot 97 % e qumështit që konsumet prodhohet në vend, gjë që nuk ishte e vërtetë disa vite më parë”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri u ndal edhe tek sektori i peshkimit duke u shprehur se sot ka një ndryshim tërësor.

“Sot jemi në 125 mln, ambicia është që peshkimi të shkojë në 300 mln. Dihet që objektivi 1 mld eksporte të kombinuara bujqësi , peshkim. Dhe në këtë mënyrë hymë në bujqësinë sipërmarrëse në shkallë të gjerë”, tha më tej Rama, duke shtuar: “Kërkesa për naftë është rritur. kemi vajtur mbi 50 mijë që  duan naftë. Kjo është e mirë sepse na çon drejt formalizimit, por nëse mbi 50 mijë fermerë duan naftë, sa traktorë ka ky vend, se nuk del llogaria. Pra ka një shkallë fiktiviteti. Tani kjo shkallë fiktiviteti si do të adresohet. Do të adresohet përmes teknologjisë dhe formalizimi. Tani naftën do ta marrësh por do të sjellësh edhe faturat. Na japin shembullin e duhur jo thjesht në aspektin  e suksesit të tyre, por edhe të testimit të politikave tona. Politika që merre fondin e bujqësisë dhe shpërndaje me thërrime ka qenë një nga spektaklet më të mëdha të dështimit. Politika e vendosjes së fondeve në shërbim të suksesit është ajo që duhet dhe që po na jep rezultate. Unë refuzoj të pranoj që bujqësia në Shqipëri mund të shkojë përpara me lëmosha, apo me politika fiskale që krijojnë vetëm iluzione. Po patëm trurin të bashkuar do ta punojmë të gjithë sipërfaqen me trurin e bashkuar. Problemi ynë nuk është fragmenti i tokës, por i trurit. Më doli, e shoh në cep përballë shitësin e qershive, nuk ka qershi që nuk shitet, por nëse rrimë të ndarë marrim rezultat të fragmentuar”, përfundoi ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts