Thursday, August 18, 2022
HomePolitikë“PD kërkon mandatin e Xhaçkës”, Rama: Vesi u del me shpirtin, është...

“PD kërkon mandatin e Xhaçkës”, Rama: Vesi u del me shpirtin, është fortunë në gotë

-

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat e PD-së e cila kërkon mandatin e ministres Olta Xhaçka, për shkak të marrjes së statusit të investitorit strategjik të bashkëshortit të saj.

Duke folur në një konferencë për mediat pas kthimit nga Samiti i NATO-s në Madrid, Rama tha se opozita vijon me linçimin e atyre që i dalin përpara.

“Vesi del me shpirtin dhe këta që merren me këto punë nuk do ndryshojnë kurrë. Kurrë për fat të keq. Ne jemi shumë mirëpritës dhe mikëpritës për çdo shenjë ndryshimi nga ana e tyre por këta mesa duket nuk do ndryshojnë. Tërheqja zvarrë e kujtdo që u del përpara për të bërë linçime është një praktike që nuk do ndryshojë. Zgjedhja jonë është e thjeshtë dhe rruga jonë është e përcaktuar: ose do bëjmë punët duke qenë të vetëdijshëm që nuk jemi perfekt, kemi edhe ne të metat tona, ose do merremi me këta. E kam të qartë që do minutë e humbur për tu marrë me këta është gjynah i madh. Nuk shoh asnjë problem të natyrës së ngritur në këtë fortunë në gotë. Megjithatë le ta gjykojnë institucionet”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,441FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts