Tuesday, August 16, 2022
HomePolitikëRama falënderon Braçen, por përgëzon Ballukun: Në Karavasta, parku më i madh...

Rama falënderon Braçen, por përgëzon Ballukun: Në Karavasta, parku më i madh me energji diellore në Ballkan!

-

Kryeministri Edi Rama tha se parku fotovoltaik në Karavasta do të jetë parku më i madh me energji diellore në Ballkan. Ndërtimi i parkut, i cili sipas Ramës do të ketë një kapacitet prej 140 MGW në një sipërfaqe 120 hektarë, është bërë në bashkëpunim me kompaninë franceze Voltalia.

“Më vjen keq që shefi i madh i Voltalia, pasi humbi avionin. Janë të gjithë avionët në Europë që vonohen dhe situata është në një kaos të vërtetë. Më vjen shumë mirë që për rastësi, kam qenë me Presidentin e Francës në Madrid dhe kemi folur edhe për angazhimin e Voltalias në Shqipëri dhe investimin tjetër në zonën e Spitallës, i cili është në fazën përgatitore”, tha fillimisht Rama.

Kryeministri përgëzoi për kontributin e tyre në këtë projekt edhe dy bashkëpunëtorët e tij.

“Më vjen mirë që këtu mbaron i gjithë tensioni i Erion Braçes për realizimin e kësaj vepre dhe hymë në fazën e marrjes frymë të lehtësuar. Erioni meriton përgëzime për ndihmën që ka dhënë për lehtësimin e këtij procesi. Edhe pse ka bërë thjesht detyrën, Belinda (Balluku, ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës) meriton vlerësim të posaçëm pasi procesi ka qenë sfidues por edhe histori suksesi”.

Rama tha se Shqipëria mbetet i vetmi vend që nuk e ka prekur dhe do të vazhdojë të mos e prekë çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts