Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëPetrit Vasili: Të largohet menjëherë kryeministri dhe qeveria, fajet e tyre i...

Petrit Vasili: Të largohet menjëherë kryeministri dhe qeveria, fajet e tyre i di gjithë populli

-

Nga Petrit Vasili: 

Të largohet menjëherë Kryeministri dhe Qeveria, fajet e tyre i di gjithë populli!!
Që nga dje nuk ka më Kryeministër dhe Qeveri të ligjshme, por një grup mafioz politik, që ka zaptuar qeverisjen.

Kryeministri dhe Qeveria duhet të largohen menjëherë, ata janë sot nën akuzë direkte për vjedhjen më të madhe të fondeve publike.

Kryeministri dhe qeveria të largohen dhe t’i hapet menjëherë rruga drejtësisë, që të veprojë.

Kryeministri dhe qeveria të largohen menjëherë sepse vjedhja e tyre është tashmë e provuar botërisht dhe me fakte asgjësuese që nga:

Vjedhja e me Incineratorët ku miliona e miliona euro janë vjedhur me çdo lloj forme, me kompani të rreme, me evazion dhe me vjedhje direkte me mbështetjen, me përkrahjen dhe me mbrojtjen e Kryeministrit dhe qeverisë qe ju dalin për zot vetë atyre.

Vjedhja me rrugët me tendera, që jepen me 99% dhe me fonde, që fryhen në mënyrë mafioze me dy dhe trefish duke grabitur miliona e miliona euro të tjerë.
Vjedhja me tenderat e energjisë ku miliona e miliona euro janë grabitur e grabiten dhe ku faktet ulërasin.

Vjedhja me tenderat e shëndetësisë deri edhe me dhjetë fishin e çmimit edhe në kohë pandemie e duke grabitur miliona euro.

Vjedhja me ujësjellset me dhjetëra miliona euro anë e mbanë vendit.
Të largohet Kryeministri dhe Qeveria që çdo ditë vetëm vjedhin dhjetëra miliona euro me koncesione e PPP të faktuara botërisht, që vetëm grabisin fonde publike dhe nuk sjellin asnjë të mirë.

Përgjegjësia bie mbi Kryeministrin të parin si dhe çdo ministër dhe nga kjo ata nuk shpetojnë dot, pasi faktet janë shumë të rënda, janë publike dhe i di gjithë populli.

Fakte të tjera do të vazhdojnë të dalin.
Të largohet Kryeministri dhe Qeveria, që vetëm mashtrojnë ashtu siç bënë dikur me drogën që mbuloi vendin, e ku ish-Ministri i Brendshëm ndodhet në burg, megjithëse Qeveria gënjente e thoshte se asgjësuan 99% të drogës.

Ashtu edhe sot vazhdojnë dhe gënjejnë megjithëse janë kapur me presh në dorë dhe i gënjen mendja dhe mendojnë se i beson kush.
Faktet janë sheshit, shume te qarta dhe asgjësuese dhe Ministrat e kesaj qeverie i pret fati i ish Ministrit te Brendshëm apo i ish Ministrit te Mjedisit etj, ta mbajnë mire ne mendje dhe le te mos e harrojnë këtë.

Kryeministër e qeveri largohuni, s’keni asnjë rruge tjetër, çdo vonese vetëm jua rendon edhe me keq fundin tuaj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts