Friday, August 19, 2022
HomePolitikëÇfarë skenari do të ketë nesër para Kryeministrisë? Ja si përgjigjet Berisha

Çfarë skenari do të ketë nesër para Kryeministrisë? Ja si përgjigjet Berisha

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk dha detaje të skenarit që është përgatitur për protestën e ditës së nesërme, por tha se ajo do të jetë masive.

Në një deklaratë për mediat në përfundim të takimit me shoqërinë civile një ditë para protestës, ai u shpreh se të gjitha opsionet janë të mundshme.

Sa është numri që prisni nesër në protestë?

Përshëndes autorët e himnit të protestës së 7 korrikut Renis Gjokën dhe Big Bastën që me pasion dhe kreativitet i dhanë protestës barrakudën e saj.

Cfarë skenarësh ka për protestën nesër?

Kam një numër që do të jetë një protestë gjigande, masive. Skenarët e protestës janë të qarta, është betejë për lirinë dhe kundër padrejtësive me të cilat përballen këta qytetarë.

 

Do të udhëhiqni, apo do të udhëhiqeni?

Të gjitha opsionet janë të mundshme, edhe të udhëheq edhe të më udhëheqin.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,442FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts