Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikëIsh-kryeministri i Japonisë u qëllua për vdekje me armë zjarri, Meta: Dënoj...

Ish-kryeministri i Japonisë u qëllua për vdekje me armë zjarri, Meta: Dënoj aktin kriminal. I bindur se autori do të marrë dënimin e merituar!

-

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Meta shprehet se është tronditur nga ngjarja e rëndë, ndërsa thekson se dënon me forcë aktin e rëndë kriminal.

Reagimi:

Thellësisht i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Dënoj me forcë aktin e rëndë kriminal dhe jam i bindur se autori do të marrë dënimin e merituar!

Duke ruajtur kujtimet e një takimi mbresëlënës gjatë vizitës në Japoni dhe vlerësuar përkushtimin e pandërprerë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ish-Kryeministri Abe do të mbahet mend si një mik i çmuar i Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Ngushëllimet më të ndjera për familjen dhe popullin mik japonez, të cilëve u gjendemi pranë në këto momente të vështira!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts