Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikëDrafti i ri i Qeverisë, ndalohet grumbullimi i të dhënave nga patronazhistët....

Drafti i ri i Qeverisë, ndalohet grumbullimi i të dhënave nga patronazhistët. Databazë vetëm për anëtarët e partisë

-

Ministria e Drejtësisë ka prezantuar sot pr.ligjin e ri të Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Më shumë se një vit më parë, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, u publikua në media një databazë e Partisë Socialiste e hartuar nga “patronazhistët” ku kishte informacione të detajuara për mbi 900 mijë persona. Të dhënat kishin të bënin me numrin e telefonit, bindjet politike, qendrën e votimit si dhe pozicionin e punës.

Databaza e patronazhistëve u mbrojt nga kryeministri Rama dhe eksponentët drejtues të PS-së, me pretendimin se nuk kishte shkelje të ligjit.

Ndërkohë me draftin që është paraqitur së fundmi nga ministria e Drejtësisë në nenin 9 të tij thuhet se “ndalohet përpunimi i të dhënave që zbulojnë origjinën racore ose etnike, mendimet politike, besimin fetar ose pikëpamjet filozofike, anëtarësimin në sindikata, përpunimi i të dhënave gjenetike ose të dhënave biometrike me qëllim për të identifikuar në mënyrë unike një person, si dhe i të dhënave në lidhje me shëndetin, jetën ose orientimin seksual të një personi”.

 

 

Në paragrafin e dytë të këtij neni ka disa raste kur lejohet grumbullimi i të dhënave sensitive, por edhe në këtë rast vetëm për anëtarët dhe ish anëtarët si dhe të dhënat personale të mos përhapen jashtë organizatës.

Neni 9

Përpunimi i ligjshëm i të dhënave sensitive

  1. Me përjashtim të rasteve të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni, ndalohet përpunimi i të dhënave që zbulojnë origjinën racore ose etnike, mendimet politike, besimin fetar ose pikëpamjet filozofike, anëtarësimin në sindikata, përpunimi i të dhënave gjenetike ose të dhënave biometrike me qëllim për të identifikuar në mënyrë unike një person, si dhe i të dhënave në lidhje me shëndetin, jetën ose orientimin seksual të një personi.
  2. Me kusht që të zbatohen masa të përshtatshme për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe interesave të subjekteve të të dhënave, lejohet përpunimi i të dhënave sensitive në rastet kur:

d) është i nevojshëm për veprimtarinë e ligjshme të organizatave jofitimprurëse politike, filozofike, fetare dhe sindikaliste, me kusht që përpunimi të lidhet vetëm me anëtarët ose ish-anëtarët e organizatës ose me persona që kanë kontakte të rregullta me të në kuadër të veprimtarisë së saj, si dhe që të dhënat personale të mos përhapen jashtë organizatës pa pëlqimin e subjekteve të të dhënave

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts